Neymar emocionon botën e futbollit, fillon të qajë pas fitores ndaj Kosta Rikës

Kanë marrë fund vuajtjet e Neymar.

Sport

22/06/2018 16:30

Sulmuesi i PSG ka gjetur golin e parë në Kupën e Botës, duke shënuar në fitoren 2:0 të Brazilit ndaj Kosta Rikës.

Neymar shënoi golin e dytë në këtë ndeshje për Brazilin, duke realizuar në minutën e 97’.

Pas ndeshjes, 25 vjeçari nuk mundi t’u përmbahet emocioneve, duke filluar të qajë, për të treguar se sa e rëndësishme ka qenë fitorja e po ashtu edhe goli./Lajmi.net/