“Neymar bëri mirë që u transferua te PSG”

Sulmuesi i talentuar i Bordeaux, Malcom, ka thënë se Neymar ka bërë mirë që i është bashkuar PSG-së.

Sport

25/09/2017 16:23

25 vjeçari këtë verë për 222 milionë euro i është bashkuar PSG-së nga Barcelona, për një transferim rekord në futboll.

Malcom që skuadrës franceze i është bashkuar në janar në vitin 2016 nga Corinthinas, beson se bashkëvendësi i tij bëri lëvizje të zgjuar kur pranoi të transferohet te PSG.

“Neymar bëri zgjedhje të mirë që kaloi në Francë”, deklaroi Malcom, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi të lumtur për të, shpresoj që edhe ai të jetë i lumtur në Paris. Ai mund të shënoi shumë gola, por shpresoj jo kundër Bordeaux”.

“Ardhja e Neymar ka rritur shikueshmërinë në Francë. Ka më shumë njerëz tani në stadiume”, ka shtuar sulmuesi 20 vjeçar./Lajmi.net/