Nexus 6: Mbushje të baterisë me wireless

Modeli i ri i Nexus 6 nga Google është i madh dhe shumë i mrekullueshëm, për shkak që bateria e tij tani mund të mbushet përmes wireless-it, ku së bashku me të është i futur edhe një 'turbo mbushës' që mundson që bateria të mbushet 60% brenda 30 minutave.

Auto & Tek

15/12/2014 14:05

Kur Google lansoi celularin e fundit të Nexus, të gjithë mendonin se ai ishte një celularë i madh dhe nuk shihej si celularët e tjerë. Ky ndryshim që Google dëshiron ta bëjë në mendjet e njerëzve të tjerë për modelin e ri të Nexus është i arsyeshëm, pasi që shumica prej nesh e përdorim celularin kryesisht për të shkruar mesazhe.

Për këtë arsye, Google e bëri celularin me një ekran më të madh dhe më i mirë për aktivitete të tilla si për të shikuar filma apo për të përdorur aplikacionet, transmeton Lajmi.net.

Me një ekran 5,96 inç dhe 83mm të gjerë, Nexus 6 është në mënyrë të vendosur një phablet. I krijuar nga Motorola, celulari përshkruan dizajnin shumë të bukur të Moto X, me kurrizin e tij të lakuar.

Me një madhësi më të madhe, megjithatë, ky lakim i ndihmon përdoruesit që ta mbajnë më mirë celularin në dorë.

Ekrani është me një rezolucion prej 2560×1440 piksel. Kjo është e njëjtë me Galaxy Note 4 dhe me LG G3, por ndryshimi qëndron tek madhësia e ekranit, transmeton Lajmi.net.

Sikur edhe paraardhësit e tij, Nexus nuk ka mbështetje për një kartë MikroSD, por ka një bateri e cila zgjatë një ditë me përdorim tipik, mbushje të baterisë përmes wireless-it dhe një ‘turbo mbushës’ që do t’ua mbushë baterinë e celularit për 60% në vetëm 30 minuta.

Një çip mjaft i shpejtë nga Qualcomm – i parë në vetëm disa celularë – e bën programin e ri Android Lollipop të ndjehet më i shpejtë se versionet e mëhershme të Android.

Një kamerë prej 13 megapiksel me një stabilizues optik të imazhit dhe një video 4K janë në këtë celularë të ri nga radhët e Nexus. Kjo i ofron celularit një performancë të mirë HDR në dritë.

Përpara është një kamerë prej 2 megapiksel.