New York Times: ‘Në Kosovë, etje për zhvillim, dhe për birrë gjithashtu’

Gazeta më e madhe amerikane The New York Times shkruan se, tek lokali 'Miqt' në Prishtinë, gjatë fundjavës të rinjët Kosovarë vallëzojnë sikur t'i kishin dëgjuar për herë të parë tingujt e hiteve nga vitete 80-ta të grupeve të famshme si 'Smiths' dhe 'New Order. Një bar i fsheur në rrugicat pas një hoteli 'trend' dhe skaj rrugëve gjysmë të asfaltuara, transmeton lajmi.net.

Lajme

20/08/2015 15:27

Një natë vjeshtën e kaluar, tre burra të veshur në atlete ‘Nike’ me ngjyrë të ndritshme, dhe me gjinse të shtrenjta japoneze, të ulur rreth një tavoline.

Një grua veshur me një pallto të gjatë dhe me flokë të verdha sillej nëpër hapësirën përreth si një ‘Femme Fatale’ Fritz Lang. Jashtë një grumbull i miqve tymosnin cigare amerikane dhe tregonin shaka me për ushtarët serbë, duke shtuar edhe humor të zi nga lufta e fundit e cila e kishte shkatërruar këtë vend të vogël.

Ky ‘xhep’ i Ballkanit ku shumica e popullsisë janë muslimanë, ka të kaluar të gjatë nëpër luftëra që shkon deri tek paraardhësit e tyre të lashtë ‘Ilirët’. Edhe pse një vend i zhytyr në një të kaluar tragjike, gjeneratat e reja në Prishtinë janë duke shikuar nga e ardhmja.

Ata gjithashtu konsumojnë birrë, edhe pse Islami e ndalon konsumimin e alkoolit, por ‘kultura e birrës’ po shfaqet çdo ditë e më shumë në këtë qytet.

“Konsumimi i birrës bie ndesh me historinë tonë muslimane”, thotë Bekim Shala, menaxher i Birra Prishtinës, një fabrikë birre që është hapur vitin e kaluar. “Por ne jemi një shoqëri laike dhe alkooli është konsumuar gjithmonë këtu.”

Lufta e vitit 1998 dhe 1999 në Kosovë, e ka lënë këtë rajon, që dikur ishte pjesë e Jugosllavisë, të ndarë në mes të serbëve të krishterë dhe shqiptarëve myslimanë. Me mbarimin e lufës, intervenimi i NATO’s i detyroi të largohen trupat serbe, dhe Kosova u bë protektorat i Kombeve të Bashkuara, protektorat i cili morri fund në vitin 2012.

Prezenca ndërkombëtare i dha Kosovës ‘shijen’ e parë të konsumerizmit, duke përfshirë restorante të reja, muzikë indie, një ekip futbolli, dhe mikro-birrarinë e parë, e cila është hapur në fund të vitit 2013. Dhe që nga atëherë interesimi për birrën ka vazhduar të rritet.

‘Prishtina e rrënuar (emri që shpeshherë i jepet Prishtinës) ishte një nga ndalesat në turneun tim në gjashtë shtetet e Ballkanit, gjatë Shtatorit të kaluar. Prishtina është e tejmbushur me ndërtesa të braktisura, kantiere ndërtimi, dhe rrugë të shtruara e të pa-shtruara, por jeta e natës atje të kujton Berlinin, Pragën e Belfastin e viteve të 90’ta, kurse resorantet e reja që fillojnë nga bulevardi ‘Bill Klinton’ e vazhdojnë deri tek xhamia çarshisë, e shekullit të 15’të – shërbejnë gjithçka që ju kërkoni nga sosi i kokosit e deri dek ushtimet vendore.

Vendasit me krenari thonë se Prishtina i ka ‘makiatot’ më të mira në Evropë, por është birra ajo që më ka lënë mbresa më shumë. Mikrobirraria e parë ‘Sabaja’ e emërtuar nga fjala Ilire për birrën – në vitin 2013 ka hapur edhe restaurantin e stilit amerikan ‘Shtëpia e Birrës Doktor Sabaja’. Atje në një skutë prapa stadiumit ‘brutal’ të qytetit dhe monumentit ‘Newborn’, shtëpia e birrës shërben mish të tymosur, birra belge, dhe ushqim kryesisht amerikan, kurse një shenjë brenda shkruan ‘Birra do t’a ndryshojë botën.’

‘Skena e birrës në Kosovë është e kufizuar aq sa mund ta prisni nga një vend i ish-Jugosllavisë’ thotë Alex Butler, birrtari Amerikan i Sabaja’s i cili është zhvendosur në Kosovë nga Rochester i SHBA’ve, me të fejuarën e tij shqiptare-kosovare.

Në vitet 1990 – 200 Kosova ishte shtëpi e popullsisë më të re në Evropë, me fertilitet shpërthyes dhe shkallë të shtimit të popullsisë njejtë sikur Haiti, sipas Agjensionit të Statistikave në Kosovë. Ajo gjeneratë është rritur me marka ndërkombëtare dhe tani e ka arritur moshën e ‘pijes’. Ashtu sikur bashkëmoshatarët në Londër, San Francisko, këta të rinjë i duan produktet të inspiruara nga idetë kozmopolite si ‘Slow Food’ dhe ‘Small Batch’ por të bëra me përbërës vendas.

Tradicionalisht birrat si ‘Peja’ e prodhuar në Kosovë; ‘Skopsko’ birrë maqedone nën ombrellë të ‘Heineken’; dhe ‘Lashko’ nga Sllovenia e cila dominon tregun kosovarë. Por këto pesë vitet e fundit kanë sjellur ‘vërshime’ të importit duke përfshirë të lëndës së parë për prodhimin e llojeve të ndryshme të birrës

Birra Prishtina që prodhon birrë pilsner. Grembeer e cila është hapur këtë vit prodhon birrë gjermane pa aditiv dhe me ujë nga malet e Gremnikut (rajon afër Klinës).

Festivali birrës ‘Prishtina Beerfest’ është tani katër vjeçar dhe në secilin sezon e zgjeron ofertën me lloje nga më të ndryshmet të birrave. Këtë vit kanë marrur pjesë rreth 40.000 vizitorë, kurse vitin e kaluar rreth 25.00. Nga 15 birra të Ballkanit që janë ekspozuar aty, katër nga to kanë qenë kosovare.

Këtë pranverë ‘Sabaja’ ka filluar klubin e birrarisë, dhe ka prezantuar kokteje të birrave në menynë e tyre të mëngjes-drekës. Produktet e tyre janë të ekspozuara në 25 bare në të gjitha qytetet e Kosovës, si dhe eksportohen edhe në Kroaci dhe Slloveni.

Ashtu si e sheh zotëri Shala nga Birra Prishtina, e ardhmja e birrës në Kosovë më e ndritshme nuk ka qenë asnjëherë. “E kemi popullsinë më të re në Evropë, dhe çdo ditë më shumë të rinjë e arrijnë moshën kur u lejohet të konsumojnë birrën,” thotë ai. /lajmi.net