Neuer, portieri i vitit

Manuel Neuer është emëruar portieri më i mirë në botë për vitin 2013 nga Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika (IFFHS). 27-vjeçari, i cili luajti në qdo minutë të fushatës së Bayern Munichut në Bundesligë këtë sezon, mposhti portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe numrin 1 të Chelseas, Petr Cech, në garë për çmimin e…

Sport

07/01/2014 18:02

Manuel Neuer është emëruar portieri më i mirë në botë për vitin 2013 nga Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika (IFFHS).

27-vjeçari, i cili luajti në qdo minutë të fushatës së Bayern Munichut në Bundesligë këtë sezon, mposhti portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe numrin 1 të Chelseas, Petr Cech, në garë për çmimin e votuar nga gazetarët dhe ekspertë të futbollit nga 70 shtete.

Neuer, i cili iu bashkua Bayernit nga Schalke më 2011 është po ashtu kandidatë në rolin e portierit për ekipin më të mirë të vitit FIFPro World XI, që do të shpallet gjatë ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë në Zurich më 13 janar.

Neuer, gjatë vitit 2013 fitoi pesë tituj derisa Bayern Munich triumfoi në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube.