Neuer beson në finale

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer beson se skuadra e tij do të përmbysë disavantazhin ndaj Real Madridit dhe do të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

29/04/2014 16:16

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer beson se skuadra e tij mund të rikthehet nga disavantazhi ndaj Real Madridit, për të siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

spanjoll fitoi 1:0 në duelin e parë në Santiago Bernabeu falë golit nga sulmuesi Karim Benzema.

Mirëpo, Neuer beson se përvoja e skuadrës së tij do t’i ndihmojë atyre që të rikthehen kundër ekipit të Carlo Ancelottit, që ka humbur në gjysmëfinale të garës, në tri edicionet e kaluara.

“Ne kemi armët tona në gatishmëri, dhe kam besim te ekipi”, deklaroi Neuer për Bild.

“Ne kemi tejkaluar gjysmëfinalen tri herë në vitet e fundit, dhe besoj se kalimi në një tjetër finale do të ishte një sukses. E dimë se kemi mposhtur disa skuadra shumë të fuqishme në shtëpi, shpeshherë duke mos pranuar gol. Kjo na bënë optimistë. Ne besojmë se do të shkojmë në Lisbonë”, përfundoi ai.