Nëse ndodh kjo, Dembele transferohet te Barcelona (FOTO)

Ousmane Dembele mund t'i bashkohet Barcelonës.

Sport

15/08/2017 07:00

Ousmane Dembele prapë mund të transferohet te Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është objektiv i gjigantit katalan.

Dhe, “Mundo Deportivo” shkruan se ardhja e tij në Camp Nou është e lidhur me gjetjen e një zëvendësuesi nga skuadra gjermane, përcjell “lajmi.net”.

Dembele së fundmi nuk u paraqit në një stërvitje të Borussia Dortmundit duke zgjuar spekulime se mund të ketë paraqitur kërkesë për largim nga klubi.

Por, klubi gjerman njoftoi se oferta e deritashme e Barcelonës nuk përmbush kërkesën e tyre. /Lajmi.net/