Nëse largohet nga Milan, ky do të jetë klubi i ri i Donnarummas

Mino Raiola është duke punuar në sigurimin e një transferimi te një nga klubet më të pasura në futbollin evropian.

Sport

14/02/2018 09:20

Gigio Donnarumma mund të largohet nga Milan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane raportojnë se e ardhmja e portierit në San Sito është prapë në dyshim.

Menaxheri i tij, Mino Raiola është duke punuar në sigurimin e një transferimi te një nga klubet më të pasura në futbollin evropian, përcjell “lajmi.net”.

Nëse largohet nga Milan, Donnarumma pritet të nënshkruajë me Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/