Nëse largohet nga Milan, ky do të jetë klubi i ri i Donnarummas

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma përsëri ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Sport

19/07/2018 07:11

Gianluigi Donnarumma sërish është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Milan.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se portieri italian përsëri ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Por, kësaj radhe skenari është më ndryshe marrë parasysh ardhjen e Gianluigi Buffon në kryeqytetin francez, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të largimit të Areolas në drejtim të Romës, Paris Saint-Germain mund të kthehet tek ylli i ri i Milanit.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, është edhe menaxher i Areolas duke punuar në kalimin e tij te Roma për të liruar vend për ardhjen e Donnarummas në Paris si zëvendësues i Buffonit. /Lajmi.net/