Nëse largohet nga Man Utd, ky do të jetë klubi i ri i Matas

Juan Mata mund të rikthehet në La Ligë.

Sport

15/08/2018 12:31

Juan Mata mund të largohet nga Manchester United.

Mediat angleze raportojnë se mesfushori spanjoll ka në dyshim të ardhmen e tij te skuadra nga Old Trafford.

Jose Mourinho nuk është kundër shitjes së tij përderisa kjo nënkupton angazhimin e një përforcimi të ri, përcjell “lajmi.net”.

Mata ka ofertë për rikthim në La Ligë. Ish skuadra e tij, Valencia, e mirëpret mundësinë e rikthimit të tij si përforcim i madh për sezonin e ri. /Lajmi.net/