Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë! (Foto)

Përdoruesit e WhatsApp duhet të kenë kujdes nga një virus i ri i cili po tenton t’i shtyjë ata të paguajnë për të përdorur aplikacionin.

Auto & Tek

01/06/2017 18:44

Fotografi me mesazhet e rreme janë publikuar në internet gjatë javëve të fundit nga përdoruesit e WhatsApp, mesazhe këto të cilat po i paralajmërojnë marrësit se abonimi i tyre ka skaduar.

Mesazhi përmban gjithashtu edhe udhëzime se si të fitoni një abonim jetësor në WhatsApp, transmeton Gazeta Express.

Këto mesazhe po përdoren nga kriminelët për t’i mashtruar njerëzit në mënyrë që ata t’i japin detajet e tyre të bankës.

Për këto mesazhe u raportua për herë të parë në muajin e kaluar, por raportet kanë qenë në rritje.

Në mesazh shkruan: “Abonimi ka skaduar. Për ta verifikuar llogarinë dhe për të blerë një abonim jetësor për vetëm 0.99 GBP thjeshtë klikoni në këtë link”.

Njerëzit që e marrin këtë mesazh duhet ta fshijnë atë.