Nervozohet Ronaldo, ja çfarë bëri pas fitores ndaj APOEL-it

Cristiano Ronaldo sërish i pakënaqur me raportimet e fundit rreth tij.

Sport

22/11/2017 07:05

Cristiano Ronaldo është hidhëruar sërish me mediat spanjolle. Ai ka refuzuar të deklarohet pas fitores ndaj APOEL-it me rezultat 6:0 në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez u ndal për pak momente para gazetarëve, të cilëve iu drejtua me fjalët: “Si do të flas, nëse them një gjë e ju shkruani për diçka tjetër”, përcjell “lajmi.net”.

Së fundmi, Ronaldo është gjetur sërish në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/