Nervozohet Duka, jep një mesazh të qartë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, pas përfundimit të ndeshjes me Katarin, shprehu pakënaqësinë e tij për golin e pësuar që në fillim të ndeshjes.

Sport

29/05/2016 23:01

Duka deklaroi që loja fillon atëherë kur sinjalizon gjyqtari dhe se gabime të tilla mund të jenë të pafalshme në Evropian.

“Fillimisht, ajo që dua të theksoj është se gabime si ai që solli golin e parë, me fillimin e ndeshjes, janë të pafalshme. Loja fillon dhe përfundon, kur sinjalizon gjyqtari. Mungesa e vëmendjes ndëshkohet dhe në Europian askush nuk t’i fal gabimet”.

Më tej, ai analizon ndeshjen: “Në pjesën e parë pas golit të Katarit, reaguam mirë. U përpoqëm dhe e vumë nën presion kundërshtarin, duke krijuar raste për shënim, duke punuar mirë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku rrezikuam shumë herë. Në pjesën e dytë, nuk morëm në dorë kontrollin e lojës dhe kundërshtari, na vuri në vështirësi në mesfushë, pavarësisht se nuk `kishte kualitetin e duhur për të na goditur”.