Nëna gjuan foshnjën e sapolindur nga kati i shtatë

Një foshnje e sapo lindur është hedhur nga kati i shtatë nga nëna e saj, ku edhe ka ndërruar jetë.

Fun

30/09/2015 16:57

Jennifer Berry,  duket se e ka fshehur shtatzëninë nga i dashuri, duke e lindur një vajzë në banesën e saj dhe duke e gjuajtur atë nga dritarja, ku edhe e gjeti vdekjen.

Sipas burimeve, gruaja ka thënë se vajza kishte dështuar, pra nuk ishte e gjallë, por në bazë të autopsisë, foshnja vdiq nga lëndimet e mëdha nga rënia, që nënkupton se ajo kishte lindur e gjallë, shkruan TheSun.

Policia më pas e ka arrestuar 33 vjeçarën e cila po akuzohet për vrasje dhe vrasje nga pakujdesia, transmeton lajmi.net.

I dashuri i vajzës i tha policisë se ai nuk ishte në dijeni se e dashura ishte shtatzënë./lajmi.net.