Nëna e rrahur, me sy të nxirë, shpërndanë videon më të guximshme ndonjëherë (Video)

Një nënë e dy fëmijëve është goditur nga ish partneri i saj, duke marr në fytyrë plagë dhe mavijosje, sidomos në njërin sy të saj.

Lifestyle

08/07/2015 12:54

Ajo kishte shpërndarë, një video prekëse me qëllim që t’i ndihmoj të tjerët që të largohen nga marrëdhëniet abuzive.

Me syrin e majtë të lënduar, Emma Murphy me shumë guxim shpërndahu në Facebook, historinë e saj të torturës abuzive, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.

26 vjeçarja, publikoi një klip heroik, pasi u nda nga partneri i saj me të cilin ishte në lidhje prej tri vitesh, për të cilin ajo tha se e ka rrahur më shumë se një herë.

“ Kam menduar shumë gjatë se a të postojë këtë video, kjo është shumë e vështirë për mua, por më duhet të bëjë atë që është e duhur. Nëse dikush nga ju ka ndonjë situatë të ngjashme ju lutem që të shpërndani videot me qëllim inspirimin e femrave të tjera në gjithë botën, për të kuptuar se dhuna nuk është përgjigje”, ka shkruar ajo në video.

E gjithë kjo kishte ndodhur pasi Emma e kishe nxënë partnerin e saj duke e tradhtuar me njërën nga klientët e tij, e ndonëse të parën herë ia kishte falur, ai kishte vazhduar prapë më këtë trend. Kur të dytë u konfrontuan për këtë bisedë, ai edhe e goditi atë në fytyrë. /lajmi.net

YouTube player