Në Kosovë ka futbollist me 50 euro rrogë (FOTO)

Rroga e një futbollisti në Kosovë është e mjerueshme. Madje, besoni ose jo, ka futbollistë që paguhen vetëm 50 euro në muaj.

Sport

29/05/2015 20:41

Futbolli kosovar është ndër më të varfrit dhe më të prapambeturit në Evropë.

Infrastruktura është e mjerueshme, ndërsa klubet përballen me kushte të vështira financiare.

Rroga e një futbollisti është e mjerueshme. Madje, besoni ose jo, ka futbollistë që paguhen vetëm 50 euro në muaj, shkruan Zëri.

Kjo rrogë, që, veç rrogë nuk mund të quhet, merret nga disa lojtarë të rinj të Vëllaznimit. Krejt në rregull, ata nuk kanë paraqitje të rregullta me ekipin e parë, përcjell Zëri, por të figurojë edhe rroga e tyre, aq e vogël, duket e pabesueshme dhe e pakapshme për sy.

Fatkeqësisht, ky është realiteti i futbollit kosovar.