Në Holandë ndërtohen hotele prej rëre

Një lloj i ri i hoteleve ka nisur të bëhet ‘trendi’ për turistët. Në Holandë, tani mund të gjeni edhe hotele që janë të ndërtuara prej rëre. Konkretisht në Oss dhe Sneek, në kuadër të festivalit të skulpturave të rërës, turistët mund të zgjedhin që të flenë në një dhomë hoteli të ndërtuar prej rëre.

Fun

27/09/2015 19:30

Hotelet e ndërtuara, kanë ujë të ngrohtë dhe banja, internet dhe Wi – Fi, dritare dhe energji elektrike dhe nuk mungon asgjë për një qëndrim normal si në një hotel tjetër.

Muret e holla janë të mbuluara edhe nga jashtë me rërë, të përforcuara dhe për t’u siguruar që nuk do të prishet.

Por, këto hotele nuk do të jenë jetëgjatë, pasi që ato do të prishen me të përfunduar festivali i skulpturës.

Festivali në Sneek do të përfundoj me 28 shtator ndërsa në Oss me 4 tetor.

Hotelet janë të dekoruara ndërsa, krevatet dhe pajisjet tjera janë prej materialeve tradicionale./arbreshinfo