Në cilin vit do të dalë Golf 8

VW Golf 8 GTI, i cili supozohet se do të jetë në dispozicion në tri nivele të ndryshme të fuqisë do dalë në shitje në vitin 2019.

Auto & Tek

14/01/2016 14:53

Kjo duke qenë një GTI, në të gjitha versionet makina do të ketë fuqinë në rrotat e para, me një zgjedhje të transmisionit manual me gjashtë shpejtësi apo një kuti automatike DSG.

Mk8 VW Golf GTI rendering - front

Megjithatë, DSG nuk do të jetë një përpunim i njësive të vjetra me gjashtë ose shtatë shpejtësi, por për herë të parë në botë do të ketë 10 shpejtësi me një set-up të dyfishtë.

Mk8 Golf GTI rendering - nose

Së fundmi është kuptuar që një pamje e re e Golf 7 do të zbulohet vonë gjatë vitit 2016, që do të thotë se seria e re e Golf-it do të jetë në dispozicion brenda tri viteve të ardhshëm.

Mk8 VW Gold GTI rendering - rear

VW Golf 8 GTI do të jetë në dispozicion në tri modele, 195 kW GTI Classic, 220 kW GTI Performance, dhe 240 kW GTI Club Sport.

Sipas revistës gjermane “Auto Bild” supozohet gjithashtu që do të jetë edhe një model i katërt që do të ketë 295 kW.