Në 2023, trafiku ‘mobile’ do të rritet me 8 herë

Në gjashtë vitet e ardhshme trafiku global i të dhënave të pajisjeve celulare rriten me 8 herë derisa të kalojnë 100 exabite në muaj, pra e barabartë me 5.5 milionë vite shikueshmëri videosh me cilësi të lartë në transmetim.

Auto & Tek

29/11/2017 17:47

95% e këtij trafiku do të gjenerohet nga smartphone, kundër 85% që është aktualisht. Janë të dhënat e raportit të ri të Ericsson mbi mobilitetin, që indvidualizon në video këtë rritje të lartë.

Sot videot numërojnë 55% të trafikut total të të dhënave “mobile” dhe vlerësohet se do të përfaqësojnë 75% në 2023, transmeton Top Channel.

Sipas Mobility Report, brenda 6 vitesh, më shumë se 30 miliardë pajisje do të jenë në lidhje, nga të cilat 20 miliardë do të jenë në fushën e Internetit të Gjërave, përfshi makina, mjete matëse, sensorë, terminalët POS, pajisjet elektronike të konsumit dhe të veshura.