Ndryshon shërbimi i Google Photos

Kur Google njoftoi shërbimin e saj të ridizajnuar të fotografive në 2015, kompania premtoi ruajtje falas për të gjitha fotot dhe videot e ngarkuara.

Auto & Tek

14/12/2018 09:28

Tani, Google Photos e ka ndryshuar këtë shërbim, transmeton lajmi.net.

Që nga 6 dhjetori, formatet video të cilat nuk janë të mbështetura nuk janë më të përfshira në memorien e lirë.

Lista e mbështetura formateve video, megjithatë, është shumë e gjatë dhe përfshin, ndër të tjera MPG, mod, mmv, tod, wmv, asf, avi, divx, MOV, M4V, 3gp, 3g2, mp4, m2t, m2ts, mts dhe mkv.

Videot RAW të kamerave të nivelit të lartë dhe formati VOB nuk përfshihen. /Lajmi.net/