Ndjehuni më të shëndetshëm me Nike+ në iPhone

Aplikacioni Nike+ për iPhone tani mbështetë aplikacionin HealthKit të Apple. Si rezultat i kësaj, tani përdoruesit nuk do të kenë nevojë për një varëse në dorë në mënyrë që aplikacioni t’ua gjurmojë lëvizjet dhe gjërat e tjera që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj, pasi të gjitha këto i bënë senzori që gjendet në iPhone.…

Auto & Tek

14/02/2015 17:50

Aplikacioni Nike+ për iPhone tani mbështetë aplikacionin HealthKit të Apple.

Si rezultat i kësaj, tani përdoruesit nuk do të kenë nevojë për një varëse në dorë në mënyrë që aplikacioni t’ua gjurmojë lëvizjet dhe gjërat e tjera që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj, pasi të gjitha këto i bënë senzori që gjendet në iPhone.

Përditësimi vjen pas gati një viti që kur Nike filloi të punojë në FuelBand, duke vënë një fokus më të madh në program në bashkëpunim me Apple, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni kërkon sistemin iOS 7.1 por rregullimet në HealthKit kërkojnë iOS 8. Në shënimet e aplikacionit, bëhet e ditur se ju mund t’i gjurmoni lëvizjet tuaja me iPhone 5S apo me iPhone 6.

Për ta bërë këtë, thjeshtë jepni qasje aplikacionit në aplikacionin HealthKit.