Ndeshjet e kurdisura të Catanias

Catania është duke u hetuar për kurdisje kurse Prokuroria ka publikuar listën e ndeshjeve që dyshohet se ishin manipuluar nga skuadra siciliane.

Sport

23/06/2015 13:17

Prokuroria e Catanias ka publikuar listën e ndeshjeve që dyshohet se ishin të kurdisura, pas aksionit të zhvilluar sot, që ka sjellë edhe arrestime të disa krerëve të klubit sicilian.

Varese – Catania, 2 prill 2015, e përfunduar me rezultatin 0:3, Catania – Trapani nga 11 prilli i vitit 2014, e përfunduar me rezultat 4:1.

Latina – Catania nga 19 prilli i vitit 2015 e përfunduar 1:2, Catania – Ternana nga 24 prilli i vitit 2015 e mbyllur me rezultatin 2:0, dhe Catania – Livorno nga 2 maji, ballafaqim që përfundoi në barazim 1:1.

Po ashtu nën hetime është edhe dueli Catania – Avellino nga 19 maji i vitit 2015, që përfundoi 1:0.