Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Danimarkës

Shqipëria arriti që dje kundër Portugalisë, të shënojë një fitore historike duke e mposhtur atë me rezultat 1-0, për të marrë pikët e plota të takimit.

Sport

08/09/2014 10:53

Shqipëria me fitoren ndaj Portugalisë, e ndan vendin e parë të Grupit I me Danimarkën, e cila shënoi fitore kundër Armenisë.

Shpresat që Shqipëria të sigurojë një biletë për në Europianin 2016 janë mëse të mëdhaja, që nga fitorja e djeshme.

Ndeshja e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme, pasi ne e presim në vendin tonë, kombëtaren mjaft të fort të Danimarkës.

Takimi në fjalë zhvillohet më 11 tetor të këtij viti, me fillim nga ora 20:45.Ne do të kërkojmë asgjë tjetër përpos tre pikëve nga ky takim, pasi që nga fitorja ndaj Portugalisë, gjithçka duket mëse e mundur.

Grupi I

1- Shqipëria 3 pikë
2- Danimarka 3 pikë
3- Serbia 0 pikë
4- Portugalia 0 pikë
5- Armenia 0 pikë