Ndërron jetë reperi Prodigy

Këngëtari i njohur i muzikës rep, Prodigy ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

ShowBiz

21/06/2017 08:07

Reperi i famshëm i grupit “Mobb Deep”, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas TMZ, reperi i famshëm vuante prej vitesh me shëndetin nga një sëmundje qelizash.

Prodigy ndodhej në Las Vegas gjatë fundjavës për të performuar në turin e Mobb Deep.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur.

Vdekja e tij ka shokuar miliona fansa në të gjithë botën.

YouTube player