Ndalet Roma

Roma më në fund u ndal. Giallorossët barazuan 1-1 në udhëtim te Torino në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A duke u ndalur në serinë rekorde prej dhjetë fitoreve të njëpasnjëshme. Skuadra e trajnerit Rudi Garcia humbi epitetin e skuadrës së vetme me bilanc perfekt, në të gjitha ligat kryesore evropiane duke barazuar…

Sport

03/11/2013 22:44

Roma më në fund u ndal. Giallorossët barazuan 1-1 në udhëtim te Torino në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A duke u ndalur në serinë rekorde prej dhjetë fitoreve të njëpasnjëshme.

Skuadra e trajnerit Rudi Garcia humbi epitetin e skuadrës së vetme me bilanc perfekt, në të gjitha ligat kryesore evropiane duke barazuar si mysafire e Torinos.

Në fakt, Roma e mbylli pjesën e parë në epërsi, pas golit nga mesfushori Kevin Strootman në minutën e 28-të. Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet mesfushorit Alessio Cerci i cili shënoi pas pak më tepër se një ore lojë.

Në vazhdim, Roma e kërkoi golin e fitores por Torino rezistoi mjaft mirë duke i ndalur në ecurinë e mrekullueshme prej dhjetë fitoresh – rekord në Serie A – dhe i bëri një favor ndjekësve, Napoli dhe Juventus.

Roma vazhdon të kryesojë me 31 pikë, por tani ka vetëm tri më tepër se Napoli dhe Juventus.