Navas thyen rekord kundër Bayern Munichut

Keylor Navas ishte fantastik në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

Sport

02/05/2018 07:27

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ishte një prej më të dalluarve te skuadra e tij në barazimin 2:2 ndaj Bayern Munichut.

“Los Blancos” u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e tretë të njëpasnjëshëm.

Portieri nga Kosta Rika me pritjet e tij i ndihmoi Real Madridit t’i rezistojë sulmeve të bavarezëve për golin e finales, përcjell “lajmi.net”.

Navas ka thyer rekord personal duke bërë 8 pritje ndaj Bayern Munichut, shifra e tij më e lartë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/