NATO: Shqipëria vend i bukur dhe aleat i fortë (Video)

NATO ka publikuar në faqen zyrtare një video 2 minuta 58 sekonda për Shqipërinë, ku shfaqet Tirana dhe qytetet kryesore të vendit.

Lajme

05/04/2016 14:59

Videoja publikohet në një kohë kur më 27 maj do të mbahet për herë të parë në Tiranë, Asambleja e NATO-s.

Në video thuhet se Shqipëria “është një aleat i çmueshëm që ndanë vlerat e parimet e njëjta me atë aleancës më të madhe e paqes e sigurisë më botë.”

Po ashtu, thuhet se “Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë bërë një transformim të thellë”.

Në video flet edhe kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta, i cili thotë se për Shqipërinë ky është një rast i shkëlqyeshëm që për herë të parë të organizojë këtë ngjarje./Insajderi.com

YouTube player