Natë e ‘çmendur’ në L.K, Tottenham merr një pikë në ‘Camp Nou’, eliminohet Interi

Barcelona dhe Tottenham janë skuadrat e grupit B që kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2018 22:53

Tottenhamit i ka mjaftuar barazimi 1:1 në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve për të siguruar kalimin tutje, me Interin që dështoi të mundte PSV në ‘San Siro’, ndeshje e cila po ashtu përfundoi 1:1.

Ishte francezi Ousmane Dembele që pas një kundërsulmi në minutën e 7’ të ndeshjes, shënoi për 1:0 Barcën, ndërsa braziliani Lucas barazoi për 1:1 në minutën e 85’.

Në ndeshjen tjetër mes Interit dhe PSV, mysafirët të parët kaluan në epërsi në minutën e 13’ me Lozano, për të barazuar Icardi në minutën e 73’ të ndeshjes, gol që në fund nuk i siguroi kalimin tutje Interit.

Renditja përfundimtare në grupin: Barcelona, Tottenham, Inter edhe PSV./Lajmi.net/