NASA tregon se na kanë vizituar alienët, jep detaje për dukjen e tyre

Shkencëtari i NASA thotë se alienët inteligjentë mund të kenë vizituar tashmë Tokën, por njerëzit nuk do e kenë vënë re për shkak të madhësisë së tyre "jashtëzakonisht të vogël".

Fun

04/12/2018 19:57

Silvano P. Colombano thotë se jashtëtokësorët do të dukeshin mjaft të ndryshëm nga organizmat me bazë karboni që aktualisht po kalojnë planetin tonë, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se alienët “super inteligjentë” të aftë për udhëtime hapësinore ndëryjore mund të posedojnë teknologji që njerëzit as nuk mund ta imagjinojnë.

Dr. Colombano tha se shkencëtarët duhet të zgjerojnë idenë e tyre se ç’do nënkuptonte me jashtë-tokësor.

“Madhësia e eksploruesve mund të jetë ajo e një subjekti jashtëzakonisht të vogël super-inteligjent”, thotë ai. /Lajmi.net/