NASA mbledhë shkencëtarë për kërkimin e jetës jashtë-tokësore

NASA është duke mbledhur shkencëtarë nga një gamë e fushave të ndryshme për tu përpjekur dhe për të gjetur jetë në planetë të tjerë.

Auto & Tek

25/04/2015 14:47

NExSS, apo Sistemi i Shkencës për Exoplanet, do t’i bashkojë të gjithë shkencëtarët e botës për të gjetur se në cilin planet në univers mund të ekzistojë një jetë e dytë.

Ata do ta bëjnë këtë duke shikuar se si Toka jonë dhe planetët e tjerë rreth nesh kërkojnë jetë, dhe më pas ta përdorin atë për të kuptuar se si planetët e sapo-zbuluar mund të jenë shtëpi për alienët, transmeton Lajmi.net.

“Kjo përpjekje ndërdisiplinore lidhë ekipet më të mira hulumtuese dhe siguron qasje të sintetizuar në kërkimin e planetëve me potencialin më të madh për shenja jete”, tha Jim Green nga NASA.

“Kërkimi për planetë të tjerë që mund të përmbajnë jetë nuk është vetëm një prioritet, por edhe interes i madh për shkencëtarët”, shton ai.

Ekipi i shkencëtarëve do të përpiqet për të kuptuar ekso-planetët – këta që janë rreth yjeve të tjerë, si për shembull Toka. Kjo është një fushë e re, që ka filluar prej se shkencëtarët gjetën planetin e parë në vitin 1995 i cili rrotullohet rreth yllit të tij ngjashëm si Toka jonë, transmeton Lajmi.net.

Që nga atëherë, shkencëtarët kanë gjetur më shumë se 1,000 planetë, me shumë më tepër që pritet të konfirmohen.

Ekipi i ri do të hulumtojë mënyra për të konfirmuar nëse këta planetë janë të banueshëm, dhe pastaj të shohin nëse ata shfaqin shenja jete.

NExSS do t’i bashkojë shkencëtarët e Tokës, shkencëtarët e planetëve, heliofizikantët që studiojnë Diellin dhe astrofizikantët që do të ofrojnë të dhëna për vetë planetët.