NASA: ‘Eklipsi i gjakut’ më 28 shtator nuk paralajmëron fundin e botës siç thotë Bibla

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se njerëzit nuk kanë arsye pse të brengosen për ngjarjen e rrallë që do të ndodhë më 28 shtator – fenomen ky që ndryshe quhet ‘Hëna e gjakut’.

Auto & Tek

08/09/2015 14:21

NASA ka përjashtuar çdo mundësi që ndonjë asteroid ta godasë Tokën më 28 shtator – një ngjarje kjo që thuhej se do t’i pasojë Hënës së gjakut.

Agjencia e hapësirës thotë se vazhdimisht e monitoron planetin tonë për shenja të ndonjë asteroidi, dhe gjithçka që kanë parë deri më tani atje lartë është e qetë dhe e qartë, nuk ka ndonjë asteroid duke ardhur në drejtim të Tokës, transmeton Lajmi.net.

“NASA nuk njeh ndonjë asteroid apo kometë që aktualisht është duke ardhur në drejtim të Tokës për t’u përplasur me të, kështu që probabiliteti për një apokalips është mjaft i vogël,” tha një zëdhënës.

“Në fakt, mund të themi se nuk ka gjasa që ndonjë objekt i madh ta godasë Tokën në çdo kohë të ardhshme për disa qindra vjet,” shton ai.

Shumë teoricienë konspirativ janë të shqetësuar për këtë pamje që do ta ketë Hëna më 28 shtator – pamje kjo e kuqe, që i ka dhënë edhe emrin ‘Hëna e gjakut’ – një ngjarje që ata besojnë se sinjalizon fundin e botës.

Hipoteza e përfundimit të botës ishte bërë e njohur fillimisht nga ministrat krishterë John Hagee dhe Mark Biltz. Ata thanë se katër eklipset e njëpasnjëshme hënore që filluan në prill të vitit 2014 tregojnë fundin e botës, siç përshkruhet në Bibël tek Veprat 2:20 dhe Zbulesa 6:12.

Ata shqetësohen se ‘Hëna e gjakut’ sinjalizon fundin e botës. (Lajmi.net)