Napoli bën një postim interesant në faqen zyrtare për Hysajn (FOTO)

Elseid Hysaj është rikthyer në formën ideale.

Sport

17/04/2017 17:27

Mbrojtësi i Kombëtares po tregon nga ndeshja në ndeshje se është një nga më të mirët e Serisë A në rolin e tij.

Futbollisti i Napolit ka bërë një tjetër paraqitje ideale në Itali, në fitoren e radhës për napolitanët.

Elseid Hysaj ka qenë një ndër më të mirët e ndeshjes. Këtë e konfirmon edhe një postim i Napolit në rrjetin social “Twitter”, në të cilin kanë evidentuar statistikat e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Hysaj ka arritur ta rikuperojë topin 24 herë. Edhe pse jo në rolin e shkatërruesit në mesfushë, shqiptari ia ka dalë që të jetë më i miri i ndeshjes në lidhje me këtë statistikë, e cila është evidentuar edhe nga vetë skuadra napolitane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy