Na e dogjën shqiptarët, na e dogjën kroatët

Serbët janë çmendur të mërkurën. Në fakt, flamuri i Republikës së Serbisë është djegur nga shqiptarët dhe kroatët. Në Mitrovicë, para ndeshjes Kosova – Haiti, disa tifozë kosovarë e dogjën flamurin serb, ndërsa njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen në mes Zvicrës dhe Kroacisë. Zyra për Kosovë e Metohi, në Qeverinë e Serbisë e ka dënuar…

Sport

06/03/2014 19:30

Serbët janë çmendur të mërkurën. Në fakt, flamuri i Republikës së Serbisë është djegur nga shqiptarët dhe kroatët.

Në Mitrovicë, para ndeshjes Kosova – Haiti, disa tifozë kosovarë e dogjën flamurin serb, ndërsa njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen në mes Zvicrës dhe Kroacisë.

Zyra për Kosovë e Metohi, në Qeverinë e Serbisë e ka dënuar ashpër djegien e flamurit serb, sidomos nga pala shqiptare.

“Ne kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe EULEX-i që të gjenden autorët e krimit dhe ata të dënohen. Kudo në botën e qytetëruar, djegia e flamurit të një shteti konsiderohet si një vepër penale”, ka dalë me një deklaratë kjo zyrë, e cila ka ngritur padi ndaj tifozëve që e bënë këtë veprim.

Gjithashtu, kjo zyrë ka mbetur e befasuar me faktin se nuk ka reaguar ende askush nga Prishtina zyrtare e as nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Përpos shqiptarëve, edhe kroatët e dogjën të mërkurën mbrëma flamurin serb.