Mustafi tregohet profesionalist, pozon me xhamper të Krishtlindjeve (FOTO)

Shkodran Mustafi njihet si mysliman i devotshëm.

Sport

03/11/2016 23:47

Madje, ai kishte bërë bujë të madhe te Valencia, kur kishte hequr një birrë në konferencën për shtyp, edhe pse ajo ishte e një kompanie që e sponsorizonte klubin.

Mustafi nuk po vepron njëjtë edhe te Arsenali, pasi që ka pranuar të pozojë me një xhamper për festën e Krishtlindjeve, përcjellë “Lajmi.net”.

Këtë produkt e ka reklamuar Arsenali dhe shumë shpejtë do të dalë në shitje.

Pos Mustafit, me xhamperin e ri ka pozuar edhe Granit Xhaka.

Xhaka1

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.