Argjentina kalon me shumë vuajtje, eliminon Cape Verden pas 120 minutash dramatike
Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Botërorit, por vetëm pas një përballjeje tejet të vështirë ndaj Cape Verdes, e cila u mbyll me rezultat 3:2 pas vazhdimeve. Kampionët në fuqi konsideroheshin favoritë absolutë, por përballë një Cape Verdeje që ka qenë një nga surprizat më të mëdha të turneut, u…
Sport
Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Botërorit, por vetëm pas një përballjeje tejet të vështirë ndaj Cape Verdes, e cila u mbyll me rezultat 3:2 pas vazhdimeve.
Kampionët në fuqi konsideroheshin favoritë absolutë, por përballë një Cape Verdeje që ka qenë një nga surprizat më të mëdha të turneut, u detyruan të luftojnë deri në minutat e fundit për të siguruar avancimin, transmeton lajmi.net.
Ndeshja nisi mirë për Argjentinën, e cila kaloi në epërsi në minutën e 29-të falë golit të Lionel Messit. Megjithatë, Cape Verde reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 59-të me Deroy Duarte, duke e çuar sfidën në vazhdime pas rezultatit 1:1 në kohën e rregullt.
Në minutën e 92-të, Lisandro Martínez riktheu epërsinë për “Albicelestët”, por rezistenca e Cape Verdes vazhdoi, pasi Kopes Cabral realizoi për 2:2 në minutën e 103-të.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 111-të, kur Diney Borges devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë Argjentinës fitoren 3:2.
Cape Verde pati edhe disa raste për të barazuar sërish rezultatin në minutat e mbetura, por nuk arriti të konkretizonte, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj historik në këtë Botëror.
Përfaqësuesja afrikane largohet me kokën lart, pasi siguroi kualifikimin nga faza e grupeve pas barazimeve ndaj Spanjës, Uruguait dhe Arabisë, duke u shndërruar në një nga historitë më të bukura të këtij edicioni.
Në fazën e 1/8 së finales, Argjentina do të përballet me Egjiptin./lajmi.net/