​Lagjja e Muhaxherëve që nga mëngjesi pa rrymë

Një pjesë e Prishtinës, konkretisht lagjia e Muhaxherëve që nga mëngjesi është pa energji elektrike. Aty në disa rrugë janë paraparë të ndodhin punimet por jo edhe në rrugën Lord Bajron. KEDS ka njoftuar se janë paraparë të ketë punime deri në orën 14:00. “Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet: Dalja 20…

Lajme

04/07/2026 12:37

Një pjesë e Prishtinës, konkretisht lagjia e Muhaxherëve që nga mëngjesi është pa energji elektrike.

Aty në disa rrugë janë paraparë të ndodhin punimet por jo edhe në rrugën Lord Bajron.

KEDS ka njoftuar se janë paraparë të ketë punime deri në orën 14:00.

“Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet: Dalja 20 kV J03 Dalja nr. 1 (kodi: 11000072) nga ora 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Rr. Rrustem Statovci, rr. Adrian Krasniqi, rr. Jashar Salihu, rr. Latif Berisha. Arsyeja: Testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Arif Dermishi”, thuhet në njoftim.

KosovaPress ka tentuar të flas me zyrtarët për media në KEDS por ata kanë qenë të pa qasshëm.