Mustafi nuk largohet nga Valencia

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Valencia, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

26/02/2015 16:53

Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Valencia, përkundër spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij në klub.

Ylli shqiptar raportohet se ka zgjuar interesim nga Borussia Dortmund e Tottenham. Mirëpo, ai ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Mestalla.

“Unë jam shumë i lumtur në Valencia dhe është kënaqësi e madhe për mua që jam pjesë e këtij klubi”, deklaroi ai për mediat spanjolle.

“Interesimi i klubeve tjera është kompliment për mua. Por, jam 22-vjeç dhe nuk dua të përqendrohem tek e ardhmja”, u shpreh ai.