Murgu superhero shpon qelqin me gjilpërë

Kjo është një mënyrë për të fiksuar gjilpërën.

Fun

01/03/2018 18:19

Një video me lëvizje të ngadaltë të një murgu Shaolin, që shpuan qelqin me gjilpërë, është bër hit në internet.

Yjet e YouTube Gavin Free dhe Daniel Gruchy, të njohur si Slow-Mo Guys, ftuan tre murgj të jenë pjesë e serisë së tyre, transmeton lajmi.net. Në video, një murg hedh një gjilpërë në një qelq me një tullumbace pas xhamit – dhe arrin të shpërthej tullumbacen.

Sipas murgjve Shaolin, ajo zgjat deri në një dekadë për të zotëruar këtë lëvizje dhe të jetë në gjendje të kanalizojë gjithë energjinë e tyre në vendin e duhur.

Interneti shijon rezultatin e punës së tyre. “Nëse e mësoni këtë. ju jeni një “gangster”, ” shkruan një përdorues Twitter . /Lajmi.net/