Mozilla po përgatitë një shfletues për iPhone (Foto)

Mozilla është duke u përgatitur që ta lëshojë versionin e Firefox për iOS sot, por në formë testimi njëherë vetëm për Zelandë të Re.

Auto & Tek

04/09/2015 11:26

Qëllimi i kompanisë është që ta përsosë shfletuesin Firefox në atë mënyrë që ta sjellë për iOS në App Store për të gjithë deri në fund të këtij viti.

Mozilla e shpjegoi këtë në një postim në blogun e kompanisë:
“Qëllimi ynë është që të krijojmë një eksperiencë të mrekullueshme të shfletimit me Firefox në iOS. Me parashikimin e parë publik ne do të shikojmë reagimet e njerëzve në vetëm një vend, para se ta zgjerojmë atë edhe në disa vende të tjera si pjesë e një lansimi të plotë publik.”

firefox-ios

Kompania është duke përdorur këtë parashikim për të mbledhur reagime për disa veçori. Së pari, veçoria Kërkimi Inteligjent, që ofron një eksperiencë më të mirë kërkuese, do të jetë më e dukshme në këtë aplikacion, transmeton Lajmi.net.

Mozilla me këtë qëllim është duke tentuar që të rikthehet në skenën e shfletuesve. (Lajmi.net)