Moyes krahasohet me Mourinhon

Trajneri i ri i Real Sociedadit, David Moyes ka bërë një deklaratë të befasishme duke e krahasuar veten me menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho.

Sport

13/11/2014 20:16

Ish menaxheri i Evertonit dhe Manchester Unitedit, David Moyes, është prezantuar si trajner i ri i Real Sociedadit.

Dhe, në ditën e parë të stërvitjes me ekipin e tij të ri ai ka bërë një deklaratë të befasishme duke e krahasuar veten me menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho.

I pyetur nëse stili i tij i ngjan më shumë atij të Mourinhos ose të menaxherit të Manchester Unitedit, Louis van Gaal, Moyes zgjodhi portugezin.

“Me siguri se më tepër me Mourinhon. Filozofia ime është e thjeshtë, punë me përkushtim”, deklaroi Moyes i cili zbuloi synimet e tij.

“Kam marrë drejtimin e një skuadre që dua të rikthej në kreun e futbollit spanjoll sepse mendoj se Real Sociedad e ka vendin aty. Kam qenë në një situatë të ngjashme kur u bëra menaxher i Evertonit”, u shpreh ai.