Mourinho zbulon fajtorin e barazimit me Arsenalin – Lajmi.net
Mourinho zbulon fajtorin e barazimit me Arsenalin
Autori: Lajmi.net Premier LeagueSport 9:07, 6 December 2018
Jose Mourinho është deklaruar për barazimin 2 me 2 ndaj Arsenalit.

Manchester United barazoi mbrëmë në ‘Old Trafford’ me Arsenalin në kuadër të javës së 15-të në Premierligë.

Jose Mourinho ka thënë se ata kanë luftuar që nga minuta e parë, mirëpo disa lojtarë nuk dinë çfarë bëjnë.

“Ne e kemi shtyrë veten disa herë në këtë sezon. Kjo është me të vërtetë shumë e vështirë, por lojtarët kanë treguar shpirt të madh”, ka thënë portugezi pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Ne kemi luftuar që nga minuta e parë. Shumë lojtarë po kanë vështirësi, performancë e mirë, mirëpo që disa kanë vështirësi dhe nuk mund ta kuptojë atë.

“Ne duhej ta fitonim ndeshjen. Ne bëmë dy gabime të mëdha, pasi pësuam dy gola nga kundërsulmet, e që nuk duhej t’i lejonim ato”, ka shtuar më tej Mourinho. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO