Mourinho: Rikthimi në Real? E dua shumë Manchester Unitedin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i është përgjigjur pyetjes rreth një rikthimi të mundshëm në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

Sport

21/02/2017 20:37

Portugezi ishte pjesë e Realit nga viti 2010-2013, ku fitoi edhe një titull të kampionit, titull ky i fundit i fituar nga ‘Los Blancos’ në La Liga.

“Kam edhe dy vite kontratë me Manchester Unitedin, dhe derisa ata nuk ma kërkojnë largimin, unë nuk do të largohem sepse më pëlqen të punoj në këtë klub. Ata duhet të më tregojnë kur është koha e largimit”, është përgjigjur Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6