Mourinho preferon Koken

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk është i bindur për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas. Në vend të tij ai preferon yllin e Atletico Madridit, Koke.

Sport

04/06/2014 17:44

Jose Mourinho nuk është i bindur nga transferimi i mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas dhe në vend të tij preferon blerjen e yllit të ri të Atletico Madridit, Koke.

Sipas të përditshmes angleze The Guardian, menaxheri i Chelseas dëshiron Koken, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit për skuadrën nga Vicente Calderon, që u shpall kampion i ri i La Ligës.

Koke kërkohet edhe nga Barcelona por tani duket se edhe Chelsea do të rivalizojë gjigantin katalan në garë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit spanjoll.

Fabregas pritet të largohet nga Barcelona, por Chelsea dhe Mourinho nuk duken të interesuar shumë për angazhimin e tij.

Objektivi kryesor është Koke, mirëpo jo lehtë i realizueshëm pasi në kontratën e tij me Atleticon ka dëmshpërblim të madh me vlerë prej rreth 60 milionë euro.