Mourinho ka një mesazh për Pogban

Jose Mourinho ka dërguar një mesazh për mesfushorin Paul Pogba, pas ndeshjes kundër Fulham, për të cilën lojtari ishte lënë në bankën rezervë.

Sport

08/12/2018 20:02

Ai i ka bërë thirrje lojtarit që për ndeshjet e tjera ta ketë mentalitetin sikur pjesa tjetër e skuadrës.

Mourinho gjithashtu e ka sfiduar Pogban që të tregojë vetën në ndeshjen kundër Valencias, që United do ta luaj në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ai duhet të luaj me mentalitetin e njëjtë si pjesa tjetër e skuadrës” ka thënë Mourinho për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Paul mund të jetë lojtar fantastik. Ai do të startojë kundër Valencias dhe do duhet të tregojë një ndeshje fantastike që t’i tregojë të gjithëve se sa i mirë është” ka thënë tutje trajneri.

Kujtojmë se në fillimin e këtij sezoni, Pogba dhe Mourinho kanë pasur një konflikt me njëri tjetrin. /Lajmi.net/