Mourinho: Ja çfarë i thash pas ndeshjes De Geas

Për Jose Mourinhon, trajneri i Manchester United, David de Gea, është portieri më i mirë në botë.

Sport

02/12/2017 21:50

Këtë portieri spanjoll ia ka dëshmuar në fitoren e mundimshme 1:3 të Manchester Unitedit në udhëtim te Arsenal.

United, me shumë mund, por me lojë të mençur, ka mposhtur skuadrën e Arsene Wenger në derbin e javës në Premierligë.

E pas ndeshjes, Mourinho i është afruar De Geas, për t’i thënë se me pritjet që ka bërë sot, është portieri më i mirë në botë.

“I thash tij pas ndeshjes se me atë çka pash sot, ai është portieri më i mirë në botë”, ka deklaruar Mourinho./Lajmi.net/