Mourinho flet pas barazimit me Liverpoolin

Jose Mourinho ka deklaruar se Manchester Unitedi e pranon rezultatin 1:1 me Liverpoolin, edhe pse nuk luftuan për këtë rezultat.

Sport

15/01/2017 19:27

Portugezi pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij ishte më e mirë me më shumë raste shënimi të krijuara.

“Rezultati në fund nuk ishte rezultati që ne donim, rezultati për të cilin luftuam, por është një rezultat që ne duhet ta pranojmë”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Skuadra punoi mirë në pjesën e parë, derisa ata shënuan nga penalltia. Pastaj në pjesën e dytë ne i dominuam ata dhe krijuam më shumë mundësi, por ata u mbrojtën mirë”, ka shtuar portugezi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6