Mourinho, 400 pikë në më pak ndeshje në Premier Ligë

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho me të vërtetë është ‘Special One’ pasi këtë gjë e vërteton edhe statistika që do ju sjellim në vazhdim të këtij lajmi.

Sport

13/12/2014 19:46

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka arritur t’i grumbullojë 400 pikë në Premier Ligë, duke luajtur më pak ndeshje se secili trajner tjetër.

Portugezi i grumbulloi këto pikë në vetëm 174 takime. Përndryshe nga Mourinho, Fergusonit i janë dashur plotë 191 ndeshje për ti grumbulluar 400 pikë.

Në vendin e dytë është Arsene Wenger me 208 ndeshje, i pasuar nga Benitez, Houllier dhe Kenny Dalglish.

Nga 174 ndeshje të drejtuara në Premier Ligë, Mourinho ka arritur të fitojë plotë 122 të tilla.