Mourinho: 200 milionë euro për dy yje të Realit

Menaxheri i Chelsas, Jose Mourinho, është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale, dhe mbrojtësit Raphael Varane.

Sport

18/03/2015 09:51

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është duke planifikuar përforcime të mëdha për sezonin e ri.

Dhe, sipas mediave spanjolle, ai është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale, dhe mbrojtësit Raphael Varane.

Bale e Varane janë në mesin e futbollistëve të Los Blancos që spekulohen se mund të largohen nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, Mourinho dëshiron të tentojë blerjen e tyre të përbashkët, duke i sjellë në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës .