Mos e vrisni Bravon

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic i ka dalë në mbrojtje portierit Claudio Bravo pas gabimit në rastin e golit të Blerim Xhemailit në humbjen 1:0 nga Napoli, në ndeshje miqësore.

Sport

07/08/2014 22:32

Ivan Rakitic ka thënë se “nuk ka nevojë ta vrisni” portierin e Barcelonës, Claudio Bravo pas gabimit të tij në humbjen nga Napoli në ndeshje miqësore të mërkurën.

Reprezentuesi kilian dështoi të ndalte topin pas goditjes nga distanca të mesfushorit Blerim Xhemaili.

Mirëpo, Rakitic i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij të ri duke theksuar se nuk ka nevojë që ai të kritikohet për gabimin.

“Këto janë gjëra që gjithmonë mund të ndodhin dhe nuk do të ndryshojnë besimin që të gjithë ne kemi tek ai. Andaj, nuk ka nevojë ta vrisni. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë”, deklaroi reprezentuesi kroat.