Morata kthehet në Serie A

Alvaro Morata ka ofertë për rikthim në Serie A.

Sport

10/04/2018 07:39

Alvaro Morata mund të kthehet në Serie A.

Sulmuesi i Chelseat spekulohet se mund të largohet nga Londra pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, mediat italiane raportojnë se ish skuadra e tij, Juventus, ka shfaqur interesim për rikthimin e tij në Torino.

Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, në vend të tij në ekip mund të kthehet Morata në rast të një oferte të mirë tek Chelsea. /Lajmi.net/